Ish-komandanti i UÇK-së, Naim Maloku ka bërë të ditur se ka përfunduar intervistimi i tij nga Gjykata Speciale.

Maloku përmes një postimi në Facebook ka thënë se intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës.


“Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven”, ka shkruar Maloku.

Postimi i plotë:Bashkëluftëtarë të mi, familjar dhe miq! Ju njoftoj që sot, para pak çastesh, e kreva obligimin tim para drejtësisë së shtetit tim Kosovës duke e përfunduar intervistimin nga Prokuroria e Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Intervistimi është kryer në Gjykatën e Qarkut të Lubjanës, në prezencën dhe udhëheqjen e gjyqtares së kësaj gjykate, si dhe konform ligjeve dhe juridiksionit slloven. Unë dhe Prokuroria Speciale ishim palë të barabarta në gjykatë. E falënderoi Gjykatën e Qarkut të Lubjanës dhe shtetin slloven për korrektësinë dhe mbrojtjen e të drejtave të mia si palë! Lubjanë: 18.09. 2019 ./Telegrafi/