Përfundoi takimi Filipçe-Zemaj: Javën e ardhshme do të bisedohet për kufijtë
“Maqedonia dhe Kosova kanë formuar grup pune i cili do ta ndjek situatën epidemiologjike. Në këtë grup pritet të kyçen edhe vendet tjera të rajonit”.
Këtë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit që realizoi me homologun e tij kosovar, Armend Zemaj.
“Ishte një takim shumë i frytshëm. Këmbyem shumë informata lidhur me pandeminë dhe bashkëpunimin e mundshëm në fushën e shëndetësisë. U morëm vesh për disa gjëra konkrete, janë të njohur anëtarët e grupeve punuese nga dy vendet tona, presim dhe vendet tjera të rajonit, që do të punojnë në këmbimin e informatave për situatën epidemiologjike. Kjo do të na ndihmoj për të pasur një pasqyrë më të qartë rreth epidemisë dhe në bazë të kësaj do të vendosim edhe për regjimin e lëvizjes së lirë. Por për vendimin sa i përket hapjes së kufirit do të vendosim javën që vjen”, tha Venko Filipçe.
Ndërkohë ministri kosovar i shëndetësisë, Armend Zemaj tha se gradulaisht me përmirësimin e situatës do të shqyrtohet edhe hapja e kufijve.
“Jemi në një fazë të cilën edhe si vende të rajonit, si dy vende fqinje po mundohemi që ta kalojmë dhe menaxhojmë sa më mirë situatën me pandeminë si diçka globale që ka përfshi gjithë botën por edhe dy vendet tona. Takimi ka të bëjë me zhvillimin e shëndetësisë”.
“Biseduam për shumë gjëra, situata epidemiologjike na mori pjesën më të madhe të kohës. Ju e dini që jemi në një kohë kur po hyjmë në përgatitjet e vitit të ri shkollor, i shkëmbyem këto përvoja, gjatë kësaj jave dhe javës tjetër do të kemi bisedime edhe për çështjen e kufijve” tha Armend Zemaj, ministër i shëndetësisë së Kosovës./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin