LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një veturë me targa gjermane, dyshohet se është përdorur për grabitje

Përfshihet nga zjarri një veturë me targa gjermane, dyshohet se është përdorur për grabitje

Policia e Kosovës bëri të ditur se kanë hasur në një automjet me targa gjermane, e cila ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa dyshohet se është përdorur për grabitje,

Rasti ka ndodhur në fshatin Zllatar të Prishtinë.

“Automjeti në fjalë dyshohet se është përdorur nga tre persona të dyshuar e të panjohur në një rast grabitje. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe njësiti-K9. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/


Foto: Ilustrim