Një bar kafe është përfshirë nga zjarri në rrugën “Faik Konica” pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë në orët vona të mbrëmjes.

Banorët e një pallati ngjitur me biznesin kanë dalë jashtë për shkak të përmasave të mëdha të flakëve.


Katër makina të shërbimit zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. /Telegrafi/