Poezi nga: Xhevdet Bajraj

Kur flasim për performancën
një herë kam ndenjur tri ditë e tri net
në një tavernë në Rahovec
Ishte një shfaqje
madhështore


Ditën e katërt
erdhi fantazma e Reksit
qenit që ma vranë para syve të mi
ushtarët e armikut
(së bashku me pranverën)
më lëpiu në faqe
më priu
deri aty ku dikur kishte qenë shtëpia ime

Ky qe art
që ta ndalte frymën e të ngrinte gjakun

Bajraj, Xhevdet. 2023. Angelus Novus. Ferizaj : Klubi Letrar "De Rada", 2023. f. 52.