Reperi shqiptar, G4shi, e ka mahnitur publikun në emisionin The Tonight Show të Jimmy Fallon.

Ylli me origjinë nga Kosova që po bën karrierë në New York ka dalë në skenë së bashku me G-Eazy për ta interpretuar bashkëpunimin e tyre, "My Year".


gashi1 Spektakël nga G4shi dhe G-Eazy (Foto: Screenshot/YouTube/ The Tonight Show Starring Jimmy Fallon)

Ata kanë arritur ta elektrizojnë publikun me performancën e tyre, me ç'rast të gjithë janë ngritur për të kërcyer nën ritmet e muzikës së tyre.

Në përshkrimin e videos së publikuar në kanalin e The Tonight Show në YouTube thuhet se G4shi arriti ta shndërronte emisionin në një ndejë muzikore.

Labinot Gashi (emri i vërtetë i reperit) ka lindur në Libi nga prindër me origjinë nga Kosova, ndërsa karrierën e tij është duke e ndërtuar në SHBA.

Ai është pjesë e labelit të famshëm të Jay-Z, Roc Nation, që nga vera e vitit 2017, prandaj nuk ka dyshim se e ardhmja do të sjellë projekte të mëdha.

G4shi po vazhdon me hapa të sigurt drejt një karrierë të suksesshme ndërkombëtare dhe tashmë po shihen arritjet e para. /Telegrafi/