Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes së radhës kundër Sllovenisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet të dielën në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Djelmoshat tanë tashmë e kanë lënë prapa shpinës humbjen e pësuar në Shkup dhe janë plotësisht të përqendruar për të dhënë më të mirën e mundshme në ndeshjen kundër sllovenëve.


Para stërvitjes, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka folur në konferencë për media.

Ai ka thënë se dy ditët e fundit ka punuar në ngritjen e moralit të futbollistëve dhe në evitimin e gabimeve të shfaqura në tri ndeshjet e fundit.

Në anën tjetër, lojtarët e Kosovës janë parë në disponim të mirë para ndeshjen me Sllovenin dhe janë të gatshëm të rikthehen edhe më të fortë. /Telegrafi/

kosova stervitje 1

kosova stervitje 2

kosova stervitje 3

kosova stervitje 4

kosova stervitje 5

kosova stervitje 6

telegrafi sport app