LAJMI I FUNDIT:

Provokon përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit, thotë se Kosova po kërcënon paqen në rajon

Provokon përfaqësuesi rus në Këshillin e Sigurimit, thotë se Kosova po kërcënon paqen në rajon

Raporti gjashtëmujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë po diskutohet në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit ka thënë se Gërvalla nuk është mirë të mos bëjë analiza gjeopolitike.

“Kosova vazhdon të kërcënoj paqen në rajon. Që nga viti 1999 ka pasur një spastrim etnik ndaj popullatës serbe. Kanë qenë rreth 40 mijë serbe në Prishtinë, ndërsa sot nuk janë më shumë se 100”.


Ai thotë se Prishtina po vazhdon frikësimin e serbëve.

“Çështja e tabelave dhe letërnjoftimeve gati sa nuk ka sjellë gjakderdhje”.

Edhe në lidhje me kthimin e refugjatëve joshqiptarë në Kosovë, përfaqësuesi rus ka thënë se ka shumë ngecje.

Ai ka përmendur edhe moszbatimin e marrëveshjes së Asociacionit duke akuzuar Brukselin për mos shtyrje të Kosovës në zbatimin e kësaj marrëveshje.

“Ne jemi dëshmitarë se ushtria kosovare po formohet. Shumë shtete evropiane po ndihmojnë Kosovën me armatime. Ka përpjekje edhe për të përfshirë edhe Shqipërinë në mbrojtjen e përbashkët sikurse Rezoluta 1244 të mos ekzistonte”.

UNMIK-u është garantuesi më i madh i sigurisë në Kosovës sipas Rusisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori