LAJMI I FUNDIT:

BE, FMN dhe Banka Botërore kërkojnë që të ratifikohen marrëveshjet financiare të negociuara për të tejkaluar krizën ekonomike

BE, FMN dhe Banka Botërore kërkojnë që të ratifikohen marrëveshjet financiare të negociuara për të tejkaluar krizën ekonomike
Ilustrim

Zyra e Bashkimit Evropian, shefat e misioneve të BE-së, ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, shefi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovën dhe ai Bankës Botërore, thonë se janë të vendosur të vazhdojnë të mbështesin Kosovën për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Këta përfaqësues, me anë të një deklarate publike kërkojnë që të ratifikohen marrëveshjet financiare të negociuara me BE-në.

Po ashtu, vlerësojnë se qeveria në detyrë dhe populli i Kosovës e kanë menaxhuar në mënyrë efektive krizën e COVID-19.


“Për më tepër, ne besojmë se në një kohë të pasigurisë së madhe, të gjithë akterët duhet të lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku për të mirën e njerëzve. Ne mirëpresim mundësitë për të diskutuar bashkërisht për masat e nevojshme për të tejkaluar këtë sfidë të shkaktuar nga COVID-19, përfshirë ratifikimin e marrëveshjeve financiare të negociuara me BE-në, vendet e saj anëtare, institucionet e tjera ndërkombëtare financiare dhe masat kombëtare të adresuara për mbrojtjen e shëndetit dhe tejkalimin e krizës ekonomike”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

Këta përfaqësues bëjnë thirrje, që t’i japin përparësi shëndetit të qytetarëve.

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi shëndetit të qytetarëve dhe të mirëpresin të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shpëtimin e jetës dhe mbrojtjen e qytetarëve nga pandemia. Lëvizja e lirë rajonale për furnizimet mjekësore dhe të personelit është thelbësore për suksesin e kësaj përpjekje”, përfundon deklarata.

Ditë më parë, Banka Botërore i kishte bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt të ratifikojë marrëveshjen për ndarjen e 50 milionë dollarëve, të cilat janë ndarë për luftimin e pandemisë.

Banka Botërore kërkon nga Kosova të ratifikojë marrëveshjen 50 milionë dollarëshe
Lexo po ashtu Banka Botërore kërkon nga Kosova të ratifikojë marrëveshjen 50 milionë dollarëshe

Projekti, sipas Bankës Botërore, përfshin prokurimin urgjent të pajisjeve dhe furnizimeve mjekësore për sektorin e shëndetësisë, forcimin kapaciteteve të testimit dhe zbulimit të hershëm të COVID-19, përmirësime dhe zgjerim të kapacitetit të Klinikës së Sëmundjeve Infektive, dhe mobilizim të personelit shtesë shëndetësor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Botë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Botë
Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Botë
Kalo në kategori