LAJMI I FUNDIT:

Perez mendon rikthimin e Mourinhos te Real Madridi, lojtarët dalin kundër  

Perez mendon rikthimin e Mourinhos te Real Madridi, lojtarët dalin kundër  

Lojtarët e Real Madridit e kanë paralajmëruar presidentin Florentino Perez të heqë dorë nga planet për rikthimin e Jose Mourinhos në Santiago Bernabeu.

Menaxheri i Manchester Unitedit është njeriu i favorizuar nga Perez për të zëvendësuar trajnerin Julen Lopetegui.

Dyshja mbetet e afërt mes vete pas tre sezoneve të Mourinhos të kaluara te Real Madridit.


Por, është një histori e ndryshme brenda dhomave të veshjes, pasi thuhet se lojtarët kanë dalë kundër kësaj ideje.

Mediumi El Confidencial raporton se kapiteni Sergio Ramos dhe Marcelo janë të alarmuar nga thashethemet për kthimin e Mourinhos.

Marcelo dhe Ramos janë kundër rikthimit të Mourinhos (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Këta dy futbollistë, por edhe disa senatorë të tjerë ia kanë bërë të qartë Perezit se Mourinho nuk do të ishte i mirëpritur në Bernabeu.

Gjatë të mërkurës doli se agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes, u kontaktua gjatë fundjavës nga Reali pas humbjes të së shtunës në Levante.

Një emër tjetër shumë i përfolur është ai i italianin Antonio Conte, i cili mbetet i lirë pas shkarkimit nga Chelsea. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Ma bëri dhuratë Golf 2-shin", Faruk Statovci tregon se si u befasua nga presidenti i ndjerë i Dritës, Selami Osmani

Superliga

"Nuk mund ta ndalonte askush", Zidane tregon bashkëlojtarin më të mirë me të cilin ka luajtur

La Liga
Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

Hansi Flick mund të nisë një ndeshje me 11 lojtarë të dalë nga La Masia

La Liga
Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në

Florentino Perez dëshiron që ylli i Milanit të zbarkojë në "Santiago Bernabeu"

La Liga
A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

A do të luante me një ekip me Ronaldon? Kjo ishte përgjigja e Messit

Ndërkombëtare
Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Real Madridi e bën prioritet transferimin e Salibas, por ata nuk duan të paguajnë shumën e kërkuar nga Arsenali

Premier League
Kalo në kategori