LAJMI I FUNDIT:

“Përdorimi i telefonit dhe rripi i sigurisë”, Policia me plan operativ në disa komuna

“Përdorimi i telefonit dhe rripi i sigurisë”, Policia me plan operativ në disa komuna

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor ka nisur, prej 21 janarit ka filluar zbatimin e planit operativ të koduar “Përdorimi i telefonit & rripi i sigurisë”.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ky plan ka për qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve për respektimin e rregullave të trafikut rrugor.

“Fokusi kryesor i këtij plani është: Parandalimi dhe ndëshkimi i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si një ndër shkaqet e aksidenteve.


Kontrolli i përdorimit të rripit të sigurisë nga drejtuesit dhe pasagjerët, për të garantuar sigurinë personale në rast aksidenti”, thuhet në njoftim

Tutje sipas njoftimi, nga data 21-26 janar 2025 janë shqiptuar 89 gjoba për ata që kanë përdorur telefonin celular, 37 gjoba për ata që nuk kanë vendosur rripin e sigurisë.

Tutje në njoftim thuhet se policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor do të jenë të pranishëm në pika të ndryshme në rrugët magjistrale, por edhe në rrugët e qyteteve të rajonit : Ferizaj, Kaçanik,Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, duke përdorur teknologji moderne për monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve.

“Të gjithë drejtuesit e mjeteve të motorizuara inkurajohen të respektojnë rregullat e trafikut, duke kontribuar në uljen e aksidenteve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Policia rajonale e Ferizajt falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të raportojnë çdo rast të shkeljes së ligjit të trafikut rrugor”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Kalo në kategori