LAJMI I FUNDIT:

Përdorimi i internetit në Kosovë, rreth 26 për qind e fëmijëve shikojnë pornografi!

Përdorimi i internetit në Kosovë, rreth 26 për qind e fëmijëve shikojnë pornografi!

Qendra për Studime të Avancuara FIT në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë sot ka bërë prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi për vlerësimin e gjendjes dhe impaktin e projektit “Promovimi i përdorimit të internetit në mënyrë të sigurt dhe të përgjegjshme nga ana e fëmijëve”.

Sipas një njoftimi, përcjell Telegrafi, hulumtimi është zhvilluar me 1300 respondentë, nxënës të moshës 9-15 vjeç, në shtatë komunat më të mëdha të Kosovës: Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, dhe Ferizaj.

Në bazë të këtij hulumtimi del se rreth 97% e të anketuarve kanë thënë se janë përdorues të internetit, ndërsa rreziku nga përdorimi i internetit konsiderohet të jetë i lartë.


Rreth 26% e fëmijëve kanë deklaruar që kanë parë përmbajtje pornografike në 12 muajt e fundit, prej të cilëve 10% kanë parë çdo ditë ose gati çdo ditë.

Më tutje, 28% e fëmijëve janë përgjigjur se janë ngacmuar përmes internetit gjatë 12 muajve të fundit, prej këtyre të fundit rreth 22% nuk kanë bashkëbiseduar me asnjë të afërt për shqetësimet që i kanë pasur nga ngacmimet në internet.

Ndërsa sa i përket aktiviteteve më të pëlqyera në internet, fëmijët janë përgjigjur se më së shumti preferojnë përdorimit e rrjetit social Instagram dhe Youtube.

Po ashtu, gjatë kësaj ceremonie u bë edhe lansimi i TV animacionit “Mos e Leni Profilin Tuaj Publik” i cili si synim ka ngritjen e vetëdijes për të rinjtë rreth privatësisë së tyrë gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori