Përditësohet koeficienti i klubeve në garat evropiane: Prishtina më e suksesshmja, por jo edhe Llapi

UEFA Calculator ka përditësuar koeficientin e klubeve në garat evropiane siç janë, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.
Në këtë listë janë edhe ekipet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Kur jemi te Kosova, Prishtina është vlerësuar si klubi më i mirë për paraqitje në garat evropiane, ndërsa Llapi është vlerësuar për paraqitje të dobët.

Në Shqipëri, më së miri është vlerësuar Laçi, ndërsa paraqitje më të keqe ka Teuta.
Në anën tjetër, te Maqedonia e Veriut – Shkupi është vlerësuar me koeficient më të mirë, ndërsa më të dobët është Shkëndija.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































