Poezi ga: Giorgio Gaber
Përktheu: Beti Njuma
Të bën një farë përshtypjeje të mos kuptosh si duhet
nga lind çdo reagim yti.
Dhe ti po jeton pa mësuar kurrë
thellë-thellë çfarë je,
çfarë je.
Përbindëshat që kemi në shpirt
që jetojnë tek çdokush
fshehur në pavetëdije
janë një thirrmë atavike.
Përbindëshat që kemi në shpirt
që enden në çdo mendje
janë instinktet tona të errëta
e pashmangshmërisht
duhet të përballemi me to.
Përbindëshat që kemi në shpirt
të heshtur dhe tinëzakë
janë gjeni egoist
që pa miklime
sundon dhe pushton.
Përbindëshat që kemi në shpirt
na shtyjnë kah dhuna
që thuajse në simbiozë
është molepsur
me ekzistencën tonë.
Jeta jonë e qytetëruar
ideja jonë për drejtësi dhe barazi
bashkëjetesa jonë sociale
kërcënohet
nga përbindëshat që janë thelbi ynë.
Përbindëshat që kemi në shpirt
na ligështojnë
përballë asaj
që paturpësisht
e quajmë dashuri
Përbindëshat që kemi në shpirt
janë të pangopur e rrënues
janë pushteti me çdo çmim
por edhe kush e urren
veç prej zilisë e ka.
Përbindëshat që kemi në shpirt
na frymëzojnë ëndrrën e madhe
të një Zoti të rreptë e të drejtë
me nevojën mitike
për Allahun dhe Jezu Krishtin.
Përbindëshat që kemi në shpirt
na ngulitin ide të shtrembërta
dhe shijen sadiste e të sëmurë
përballë shëmbëllesave të vdekjes.
Jeta jonë e ndërgjegjshme
besimi ynë tek e drejta dhe e bukura
është një ekuilibër i dukshëm
që kërcënohet
nga përbindëshat që kemi në tru.
Përbindëshat që kemi në shpirt
rriten në mbarë botën.
Përbindëshat që kemi në shpirt
po na shkatërrojnë.
Përbindëshat që kemi në shpirt
që jetojnë në çdo mendje
që në çdo tokë lindin,
pashmangshmërisht
na shpien drejt luftës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Aktori Armond Morina detyrohet t'i paguajë 100 mijë euro Ministrisë së Kulturës

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Jeta në komunizmin shqiptar

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

LUNAPARK

Franca nuk lejon që piktura më e shtrenjtë mesjetare të dalë jashtë shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës