LAJMI I FUNDIT:

Për zgjidhjen e kontestit me Greqinë të përfshihen të gjitha institucionet (Video)

Për zgjidhjen e kontestit me Greqinë të përfshihen të gjitha institucionet (Video)

Pas paralajmërimeve për intensifikimin e bisedimeve për zgjidhjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ekspertja e të drejtës kushtetuese, Margarita Caca Nikollovska vlerëson se zgjidhja e kësaj çështje nuk mund të përfundojë vetëm me vendim të Qeverisë. Sipas saj, nevojitet përfshirje edhe e institucioneve tjera.

Këtu kemi Kuvendin që është grup i përfaqësuesve të popullit, që do ta tregojnë mendimin e popullit. Nëse shkohet në referendum të mendohet shumë saktë si do të jetë përgjigjja e pyetjes, të mos jetë formale që edhe më shumë do ta ngatërrojë situatën”, deklaroi Margarita Caca Nikollovska, eksperte e drejtësisë.

Ardita Imeri nga Instituti për Politikë Evropiane vlerëson se pavarësisht vendimit për mbajtjen ose jo të referendumit, për zgjidhjen e emrit nevojitet një debat i gjerë me përfshirjen e gjitha palëve.


“Modalitetet se si do të pranohet kjo zgjedhje, kjo alternativa e fundit se si do të transmetohet brenda në shtet dhe te qytetarët do të jetë një zgjedhje politike. Do të jetë një vendim politik dhe mendoj se Qeveria duhet në mënyrë shumë të qartë të deklarohet se si do ta bëjë këtë. Ajo që ne si institut e kemi theksuar çdo herë është se ne mendojmë se procesi duhet të jetë shumë inkluziv dhe të ketë konsensus prej të gjitha palëve në këtë çështje shumë sensitive”, tha Ardita Imeri, Instituti për Politikë Evropiane.

Ditë më parë, kryeministri Zoran Zaev tha se rezultatet e zgjedhjeve i japin guxim plotësues lidhur me tejkalimin e kontestit të emrit me Greqinë.

Deri më tani edhe OBRM-PDUKM edhe LSDM kanë qëndrim të ngjashëm se për zgjidhjen e emrit, qytetarët paraprakisht duhet të deklarohen në referendum./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori