Tri vitet e fundit, duke përfshirë edhe periudhën janar-korrik të këtij viti, në Kosovë janë kryer 133 vetëvrasje. Ndërsa sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në këtë periudhë kohore janë regjistruar 492 tentim-vetëvrasje.
Sipas psikologëve dhe sociologëve problemet mendore janë të përditshme në të gjithë botën pa përjashtuar edhe Kosovën. Por që thonë se angazhimi i institucioneve për parandalimin e kësaj dukurie duhet të shtohet.
Fushatat dhe kampanjat sensibilizuese, dialogu social dhe mënjanimi i stigmës për shëndetin mendor, janë disa mënyra që sipas ekspertëve shëndetësorë do të ndikonin në uljen e numrit të vetëvrasjeve dhe tentim-vetëvrasjeve.
Për këso lloj probleme, në shumë vende të botës ekziston një “linjë jete” ku qytetarët drejtohen për të folur rreth problemeve të tyre në kushte anonimiteti, gjë që në Kosovë ka munguar qe një kohë të gjatë.
Por që nga nëntori i vitit 2019 është hapur kjo linjë e cila merret me njerëzit që kanë mendime për vetëvrasje apo edhe kanë nevojë të bisedojnë me dikë. Po ashtu kjo linjë ka 30 vullnetarë që punojnë nga ora 18:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit.
Dorentina Podrimqaku, menaxhere e projektit në “Linjën e Jetës” në një prononcim për KosovaPress tregon aktivitetet që i kanë ndërmarr në muajin që i dedikohet parandalimit të vetëvrasjes.
“Ne gjatë tërë kohës jemi duke bërë edhe trajnime të ndryshme, edhe kampanja të ndryshme përmes rrjeteve tona sociale ku njerëzit munden me e vërejt mënyra qysh me u kujdes për vetën, mënyra se si me u kujdes edhe për tjetrin.
Gjatë këtij muajit d.m.th që është edhe muaji i parandalimit të vetëvrasjes kampanja jonë e ka emrin ‘Fjalë për Fjalë’ që ka për qëllim që sa ma shumë me rrit bisedën për shëndetin mendor edhe me ditë se si po ndihen personat afër neve edhe me anë të kësaj po mundohemi që me ul stigmën për shëndetin mendor dhe me ul stigmën për vetëvrasjen,” ka thënë ajo.
Psikologu klinik, Visar Sadiku në një prononcim për KosovaPress, thotë se muaji shtator duhet të shfrytëzohet në maksimum për të sensibilizuar opinionin rreth rëndësisë së shëndetit mendor, por edhe për të rritur përpjekjet për parandalimin e vetëvrasjeve.
“Jo rastësisht e kemi muajin shtator si fillim i muajit në të cilat ndoshta personat të cilët kanë pasur histori paraprake të problemeve për shëndetin mendor, është muaji i cili i provokon më tutje të agravohen në këto vështirësi. Me zgjatjen e netëve, me zgjatjen e errësirës si duket edhe kjo ndikon tek personat që kanë pasur depresion më herët të përkeqësohen simptomat e tyre, veçmas te personat që nuk pranojnë trajtime psikologjike ose ta tejkalojnë situatën në të cilën gjenden.
Në aspektin psikologjik shpeshherë ekziston njëfarë lloj diskutimi që dëgjohet mes njerëzve që thotë se ata të cilët flasin për vetëvrasjen, ata nuk do ta bëjnë, problemi është që çdo herë që përmendet vetëvrasja është momenti më kritik në të cilin menjëherë duhet të merren të gjitha masat e nevojshme për ta parandaluar atë”, ka thënë Sadiku.
Batije Sylejmani-Kërqeli, sociologe, thotë për KosovaPress se vetëvrasjet janë dukuri që mund të parandalohen, andaj kërkon nga mosha rinore që të mos ngurrojë të këshillohet me psikologë dhe sociologë për problemet që ata mendojnë që po i rëndojnë.
Fushatat sensibilizuese dhe aktivitetet për të rinj, thotë se janë prej mënyrave që mund të ndikojnë në parandalimin e kësaj dukurie.
“Vetëvrasja zakonisht në krejt statistikat e shohim që ndodh zakonisht prej moshës 15 deri në 30, kjo është mosha kur të rinjtë kanë nevojë për aktivitete ma shumë, me hup kohën e tyre, me kalua kohën e tyre, me analizua energjinë e tyre në diçka të mirë të dobishme, mos me marr jashtëzakonisht të ngushtë jetën edhe mos me ia ngushtua vetit rrethin ma shumë.
Çka mund të bëjmë ne si shoqëri? Ne mundemi me iniciua aktivitete për të rinjtë të cilat kishin me qenë të mira për ta, por gjithashtu edhe të mira për komunitetin. Për shembull mund të bëjmë fushata sensbilizuese që të rinjtë mos me ngurua me u këshillua me psikolog apo sociolog, apo individë kompetentë që munden atyre me iu ndihmua me e gjete vetën me ditë qysh me analizua energjinë e tyre”, ka treguar ajo.
Dita Botërore e Parandalimit të Vetëvrasjes, e shënuar më 10 shtator të çdo viti, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e masave parandaluese për zvogëlimin e numrit të vetëvrasjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Italia i dhuron Shqipërisë një anije ushtarake, pritet në Durrës më 8 Prill

Deputetët e Frontit Europian paraqitën iniciativë për themelimin e Komisionit hetimor për tragjedinë e Koçanit

Tahiri: Kosova përballë sfidave urgjente, nevojitet formimi i menjëhershëm i institucioneve

Përplasja e Abdixhikut me Hotin në “Viber" për vjedhje të votave e akuzave për “skemë të organizuar kriminale”

Meteorologu Rugova: Na pret mot befasues, priten reshje bore

NATO rrit praninë në Kosovë – KFOR përforcohet me ushtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Rumania

Osmani cakton 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit

Kujdes, nga 3 prilli qytetarëve do ju dërgohen gjobat e trafikut në adresë të pronarit të veturës, përmes postës dhe platformës e-Kosova

Çfarë ndodh në seancën konstituive të kuvendit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani