Për të tretën ditë me radhë, 60 persona po qëndrojnë të ngujuar brenda një pub-i në Britani - krejt kjo po ndodh nga reshjet e mëdha të borës

Mbi 60 persona po qëndrojnë të ngujuar për të tretën ditë me radhë brenda një pub-i në Britani të Madhe, si pasojë e të reshurave të mëdha të borës që ka bllokuar dyert e dritaret.
Pub-i Tan Hill Inn gjendet rreth 528 metra në lartësi mbidetare, rreth 430 kilometra në veri të Londrës, transmeton Telegrafi.
Ata po argëtoheshin nën tingujt e rok bendit Oasis, që gjithashtu kanë mbetur të ngujuar nga e premtja mbrëma.
Megjithatë është bërë e ditur se mysafirët janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se sipas të gjitha gjasave ata do të nxirren sonte pasi që të pastrohen rrugët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


























































