LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas katër vitesh, Athletic Bilbao do të shpenzojë para për blerjen e një lojtari

Për herë të parë pas katër vitesh, Athletic Bilbao do të shpenzojë para për blerjen e një lojtari

Athletic Bilbao nuk ka shpenzuar para për transferime që nga viti 2020, kur atëherë nënshkruan me Alex Berenguer nga Torino për 12 milionë euro, por tashmë për herë të parë pas katër viteve kjo pritet të ndryshojë.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, klubi bask ka arritur një marrëveshje me ekipin portugez Braga, për transferimin e sulmuesit spanjoll Alvaro Djalo.

24-vjeçari ka lindur në Madrid dhe ka origjinë nga Guinea Ekuatoriale, por është rritur në shtetin bask dhe e konsideron Bilbaon si shtëpinë e tij.


Ai ka qenë në një formë të mirë për Bragën këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar tri asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Diario AS ka thënë se marrëveshja mes dy klubeve do të mbyllet për 15 milionë euro plus pesë milionë euro tjera bonuse.

Kjo marrëveshje do ta bëjë atë nënshkrimin e tretë më të shtrenjtë në histori të klubit, pas Inigo Martinez dhe Yuri Berchiche.

Transferimi i Djalos ngre dyshime për largimin e Nico Williams, i cili ndonëse nënshkroi një kontratë të re disa muaj më parë, ka tërhequr interesim të madh nga klubet anembanë Evropës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

Ishte heroi i Real Madridit, Carlo Ancelotti i thur elozhe Gonzalo Garcias

La Liga
Te Real Madridi

Te Real Madridi "me kontratë" lojtarët nuk kanë guxuar të thonë se Messi është më i mirë se Ronaldo

La Liga
Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Tammy Abraham shkëlqen, afrimet e dimrit vendosin ndeshjen – Milani mposht Romën për të kapur gjysmëfinalen

Serie A
Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

Rivaldo thotë se i kanë treguar nga Barcelona se kush do ta marrë numrin 10 në fanellë

La Liga
“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

“Ne kishim kaq shumë pritshmëri, besuar se mund ta kthenim rezultatin” - fjalët e para të Mikel Arteta pas humbjes

Premier League
Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ylli që i kushtoi Al Nassr 77 milionë euro nuk do të jetojë në Arabi – ai çdo ditë do të shkojnë në stërvitje me avion

Ndërkombëtare
Kalo në kategori