LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në Liqenin e Ohrit, organizohet maratona olimpike në dhjetë kilometra

Për herë të parë në Liqenin e Ohrit, organizohet maratona olimpike në dhjetë kilometra
Australian S12 swimmer Jeff Hardy swims freestyle at the 1996 Atlanta Paralympic Games

Nën organizim të Klubit për sporte të ujit ‘Ohridski branovi 2008’ të shtunën në Liqenin e Ohrit do të mbahet Maratona e parë olimpike e notit në largësi prej 10 kilometra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Maratona do të zhvillohet në pjesën më atraktive të liqenit, me fillim në ora 12:00, ndërsa notuesit e parë, pritet të arrijnë në cak pas dy orëve më vonë.

Për rregullativën e garës do të kujdesen gjykatës-delegatë të Federatës ndërkombëtare të notuesve. Olimpiku i notit nga Maqedonia, Aleksandar Malenko ka shprehur kënaqësi që në Ohër dhe Maqedoni, për herë të parë në histori do të kenë mundësi të organizojnë maraton të notit, e cila është disiplinë olimpike.


Ai më tej ka shtuar se kjo ka pasur mundësi të organizohet shumë më herët, sepse që nga viti 2004, gara në 10 kilometra organizohet si displinë olimpike. /Telegrafi/