Autoritetet meksikane kanë liruar nga paraburgimi Ovidio Guzman Lopezin, pasi që arrestimi i tij ka shkaktuar luftë kartelësh nëpër rrugët e qytetit Culiakan.

Ovidio Guzman Lopez, 28-vjeç, djali i narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo. Ovidio është një nga katër fëmijët e El Chapos që i ka nga martesa e tij e dytë, transmeton Telegrafi.


1 199

El Chapo ka edhe dy gra tjera dhe të paktën gjashtë fëmijë, thuhet në raportin e policisë meksikane.

Ovidio është lideri i kartelit të fuqishëm Sinaloa, që së bashku me vëllanë e madh ka marrë kontrollin mbi këtë narko-bandë, pasi babai i tyre u arrestua dhe ekstradua në SHBA gjatë vitit 2017.

3 66

Këta dy vëllezër që në terrenin e tyre njihen si "Los Chapitos", kohë më parë i kishin shpallur luftë njërit nga bashkëthemeluesit të kartelit famëkeq. Ismel El Majo Zambada kërkonte që vëllezërit Guzman të largohen nga kjo organizatë kriminale.

Kujtojmë që karteli Sinaloa i njohur ndryshe edhe si Guzman-Loera, merret me tregtinë e jashtëligjshme me drogë, shpëlarje parash dhe krim të organizuar dhe është themeluar në fund të viteve të 80-ta.

4 52

Por, ku është tani Ovidio?

Të enjten policia meksikane arrestoi Ovidion, disa muaj pasi që babai i tij El Chapo Guzman u dënua me burgim të përjetshëm për kontrabandim të drogës dhe shumë vepra tjera kriminale që rëndonin mbi të.

Por, arrestimi i tij shkaktoi luftës kartelësh nëpër rrugët e qytetit, ku autoritetet e sigurisë u detyruan ta lirojnë për të mos ardhur deri te gjakderdhja masive.

10 14

Lajmi për arrestimin e të riut Guzman shkaktoi luftëra të ashpra në Kuliakan që konsiderohet si "shtëpia" e kartelit Sinaloa.

Të shtëna armësh pati mes anëtarëve të kartelit dhe njësive speciale të policisë që kanë zgjatur me orë të tëra, e në video amatore dëgjohen të shtënat dhe trupat të pajetë nëpër rrugë, vetura të djegura dhe barrikada të shumta.

11 14

E duke parë se rrezikohej jeta e shumë qytetarëve, autoritet meksikane të sigurisë kanë liruar Ovidion disa orë pasi e arrestuan.

Kush është El Chapo Guzman?

Emri i tij i vërtetë është Joaquin Guzman Lorea e nofka e tij "El Chapo" do të thotë i "shkurti", pasi është vetëm 167 centimetra i gjatë.

Ai mund të jetë i shkurtër me trup, por pushteti i tij vazhdon të ketë ndikim të madh. El Chapo është i njohur si narko-dileri më i pasur në botë.

15 4

Sipas të dhënave të gjykatës, ai kishte fituar 14 miliardë dollarë nga kontrabandimi i drogës gjatë karrierës së tij.

Guzman është bosi i kartelit Sinaloa në veri të Meksikës, që konsiderohet si furnizuesi më i madh i drogës në SHBA. E gjatë gjykimit të tij është zbuluar se kishte kontrabanduar drogë nëpër banane të plastikës dhe kënaçe.

17 3

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, plus 30 vite tjera në Brooklyn për shkak të kontrabandimit të drogës në SHBA. /Telegrafi/