Për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur do të diskutohet edhe në Samitin e Londrës, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 korrik të këtij viti.
Ndërsa mungesa e një ligji specifik për trajtimin e çështjes të të zhdukurve po konsiderohet si mundësi për përmirësimin dhe zbatimin e ligjeve ekzistuese.
Kështu u bë e ditur në takimin e radhës të Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Jahja Lluka tha se do të angazhohen që të shfrytëzohen të gjitha mundësitë që sa më parë të mësohet për vendndodhjen e personave të zhdukur.
Lluka tutje shtoi se puna e tyre do të fokusohet në pesë prioritete kryesore, ku ndër to është edhe trajtimi më i mirë ligjor dhe institucional për familjarët e personave të zhdukur.
“Angazhimi që familjarët të kenë trajtim më të mirë ligjor dhe institucional dhe kjo para se gjithash nënkupton plotësimin e bazës ligjore që trajton këtë çështje. Angazhimi në sigurimin e informatave të reja në adresimin e mëtejmë të tyre në kuptim të gërmimit vlerësues, angazhimi në trajtimin e mbetjeve mortore dhe mundësitë e identifikimit të tyre për aq sa është e mundur, intensifikimi dhe bashkëpunimi rajonal dhe më gjerë, si dhe koordinimi me partnerët ndërkombëtar që Serbia të jetë bashkëpunuese në këtë proces, si dhe fuqizimi i mekanizmave ekzistues institucional dhe shqyrtimi i mundësive për ristrukturimin e infrastrukturës institucionale”, u shpreh Lluka.
Ai u shpreh se çështja e personave të zhdukur në Kosovë do të jetë pikë diskutimi edhe në Samitin e Londrës, prej ku presin presion ndërkombëtar më të madh ndaj Serbisë dhe akterëve të tjerë.
Kurse, ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell tha se do i përkrahin institucionet dhe familjarët për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, ndërsa shtoi se ata do të angazhohen edhe për të vënë drejtësi për këta persona.
O’Connelli tutje shtoi se shpresojnë që në Samitin e Londrës, fokus i diskutimit do të jetë edhe çështja e personave të zhdukur e cila është edhe kyçe për pajtim dhe bashkëjetesë rajonale.
“Shpresoj që në Samitin e Londrës që do të mbahet në Londër më 9 dhe 10 korrik të këtij viti do të ketë një fokus në çështjen e të zhdukurve, si çështje jetike kyçe për bashkëpunim, pajtim, bashkëjetesë rajonale. Shpresojmë që Samiti i Londrës do të rifuqizoj bindjet që janë bërë nga qeveritë e mbarë rajonit për të trajtuar dhe për të zgjedhur çështjet që luftërat në Ballkan kanë trashëguar duke përfshirë edhe çështjen e të zhdukurve. Shpresojmë që duke punuar me qeveritë në rajon mund të zgjedhim rastet që ende nuk janë zgjedhur dhe mund të japim rezultate konkrete familjarëve”, u shpreh O’Connell.
Ambasadori britanik tutje tha se fakti që mungon një ligj specifik për personat e zhdukur krijon mundësi për përmirësim dhe zbatimin e ligjeve.
Sipas tij, në takimin e sotëm do të prezantohet një raport qëllimi i të cilit është identifikimi i disa pengesave në strukturën ligjore për çështjen e të zhdukurve.
“Fakti që nuk ekziston një ligj specifik dhe që trajtohet në disa ligje krijon mundësi për përmirësim, për harmonizim apo për zbatimin e ligjeve. Qëllimi i këtij raporti është për të identifikuar disa prej pengesave në strukturën ligjore për çështjen e të zhdukurve dhe shpresojmë që me këtë raport do të lehtësojmë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për të trajtuar këto pengesa ose me legjislacion ose me rregullore të reja për të trajtuar këtë çështje”, tha ai.
Ndërsa, Kushtrim Gara, udhëheqës i Njësisë për Persona të Zhdukur, tha se aktiviteti kryesor i Komisionit qeveritar mbetet përkrahja e familjarëve të personave të zhdukur përmes plotësim ndryshimit të ligjit për skema pensionale.
“Përkrahja e familjeve të personave të zhdukur nënkupton rregullimin e bazës ligjore, është kërkesë e kamotshme e familjeve që gjithsesi të adresohen me mundësinë e plotësimit të ligjit dhe sigurisht mbi bazën e planifikimeve të përbashkët të draftit që e keni para vetës një nga çështjet apo aktivitetet e para që do të jetë është që të finalizohet sa më parë plotësim ndryshimi i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti”, tha Gara.
Kryetarja e kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, Duda Bale gjatë këtij takimi u shpreh optimiste se Rezoluta për Persona të Zhdukur edhe do të zbatohet, duke mos mbetur vetëm në letër siç kanë mbetur shumë të tjera më parë.
Ajo tregoi gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe punuar në drejtim të zbatimit të kësaj rezolute.
Ndryshe, në Kosovë janë të evidentuar edhe 1654 presona si të zhdukur, për fatin e të cilëve ende nuk dihet asgjë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
VLEN: BDI është partia e parë e shqiptarëve që i largon shqiptarët nga partnerët e tyre strategjikë perëndimorë
“Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s”, ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Andoni: Urdhri i SHBA-ve kundër njerëzve me rekorde negative në Ballkan, një problem serioz për Berishën
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”
Policia zbulon detaje nga rasti i vajzës që kërkoi ndihmë në Astir, në banesën ngjitur gjenden armë dhe gjurmë kokaine
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, do të merren në pyetje nga mbrojtja
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës
PZAP hedh poshtë ankesën e LVV-së për anulimin e certifikimit të Listës Serbe
Ramadani, ministrit Maqedonci: Publikoje letrën që ia keni dërguar komandantit të KFOR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?