LAJMI I FUNDIT:

Për lëvizjet e qytetarëve drejt Shqipërisë, infektologu Tolaj: Nuk pres të ndodhë diçka e jashtëzakonshme

Për lëvizjet e qytetarëve drejt Shqipërisë, infektologu Tolaj: Nuk pres të ndodhë diçka e jashtëzakonshme

Për shkak të kufizimit të masave antiCOVID në Kosovë, mbi 48 mijë kosovarë kanë kaluar fundjavën në Shqipëri. E, kjo ka sjell edhe reagime në Kosovë nga shoqëria civile dhe bizneset, pasi sipas tyre po largohet paraja nga Kosova dhe njëkohësisht qytetarët mbesin të rrezikuar nga virusi.

Mirëpo infektologu Ilir Tolaj, thotë se kjo dyndje e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë nuk paraqet ndonjë rrezik të shtuar për situatën epidemiologjike.

“Nuk pres se do të ndodh diçka e jashtëzakonshme. Sipas të dhënave, situata epidemiologjike në Shqipëri është më e mirë se që e kemi në Kosovë, prandaj mundësia e sjelljes së një numri të madh infeksionesh nga Shqipëri është më e vogël se sa që ka qenë që na të dërgojmë atje infeksion”, deklaroi Tolaj për RTV Dukagjinin.


“Por në përgjithësi është një situatë anakronike. Në njërën anë kemi një kufizim, mbyllje, dhe në anën tjetër kufijtë janë të hapur”, shtoi Tolaj, përcjell Telegrafi.

Sipas Tolajt vetëm vaksinimi i ndryshon kahjen pandemisë në Kosovë.

Ndërkohë në Kosovë po vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 85-vjeçare.

Sipas profesionistëve shëndetësorë, deri më tani janë vaksinuar mbi 800 të moshuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori