Ekzekutivi i Komunës së Ferizajt gjatë katër vjetëve të fundit ka qenë mjaftë dorë lirë për t’i përkrahur studentët me bursa me qëllim që ata ta kenë sa më të lehtë vijueshmërinë e proceseve mësimore nëpër universitete të ndryshme.
Gjatë kësaj periudhe kohore kjo komunë ka shpenzuar mbi një milion euro për këtë kategori, ndërkohë vetëm gjatë këtij viti akademik kjo komunë ka mbështetur gjithsejtë 1080 student me nga 500 euro.
Afrim Llabjani, drejtor i Arsimit në Komunën e Ferizajt ka thënë për Telegrafin se pas marrjes së mandatit të parë qeverisës të kryetarit Agim Aliu, ishte premtim që të dyfishohen bursat studentore për të gjithë studentët që janë të Komunës së Ferizajt, pavarësisht se ku studiojnë ata brenda Republikës së Kosovës apo jashtë saj.
“Duke e parë rastin e pandemisë dhe gjendjen ekonomike dhe sociale të studentëve e cila vështirësohej nga dita në ditë dhe për shkak të çmimeve që gjatë kohëve të fundit kanë shënuar rritje, në katër vitet e fundit komuna e Ferizajt, gjegjësisht drejtoria e Arsimit, ka ndarë bursa për të gjithë ata që ishin aplikant”, ka thënë Llabjani.
Ai shpjegon se ka pasur raste kur nuk janë respektuar as rregulloret komunale në përpikëri për ndarjen e bursave, vetëm me qëllim që studentët ta kenë më të lehtë shkollimin.
“Me vetë faktin që kemi ndarë për të gjithë bursa, tregon se çfarë ndihmese u kemi ofruar atyre. Pra unë po e jap një shifër ku ne për gjatë këtyre 4 viteve kemi ndarë mbi një milion euro bursa për studentët e komunës së Ferizajt. Në veçanti në këtë vit shkollor në vitin akademik 2023/2024 kemi të ndarë 1080 bursa për studentët që ishin aplikues në drejtorinë komunale të Arsimit. Kjo tregon për përkushtimin që e kemi pasur, për kujdesin që kemi treguar dhe për ndihmën e përkrahjen që po mundohemi t’ia bëjmë studentëve në këtë rast por edhe familjarëve të tyre e gjithsecilëve që e dimë se kanë një ekonomi jo të nivelit të duhur shkaku i rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore etj”, ka shtuar më tej Llabjani.

Llabjani më tej ka thënë se me këtë ndihmë që komuna ua ka ofruar studentëve për gjatë katër vjetëve të fundit ua ka larguar brengën e aspektit financiar dhe social.
“Pra ndihma jonë ka shkuar në të mirë të këtyre studentëve dhe në të mirë të përfundimit të studimeve të tyre . Këtë vit ne kemi pasur mbi 1100 aplikues por arsyeja pse kanë mbetur 1080 përfitues është se ne kemi larguar nga lista të gjithë ata që kanë qenë përfitues të bursës nga ndonjë institucion tjetër, qoftë nga universiteti, apo nga fakultetet nga vijnë. Pra studentët kanë përfituar nga 50 euro në muaj apo 500 euro për një vit”, ka shtuar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët