LAJMI I FUNDIT:

Për gjakmarrje, e pëson i pafajshmi

Për gjakmarrje, e pëson i pafajshmi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme (30 korrik) në burgun e Vaqarrit, ku mbeti i plagosur me armë Lili Dulaj.

Plagoset një 40-vjeçar nga Kosova, i burgosur në Shqipëri
Lexo po ashtu Plagoset një 40-vjeçar nga Kosova, i burgosur në Shqipëri

Policia e Tiranës sqaron se shënjestër ka qenë shtetasi Gazmi Daci, ndërsa në pranga kanë përfunduar Ergys Kolaveri, 25 vjeç dhe Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja duket se ka prapavijë hasmërie, për shkak se shtetasi Gazmir Daci ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar.