Nga dje në Komunën e Gjilanit ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85 vjeçare, e deri tash janë vaksinuar afër 60 persona.
Shefi i shërbimit te vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania” në Gjilan, Ismet Uruqi, tha se bazuar në regjistrin e tyre në këtë komunë janë mbi 800 persona mbi moshën 85 vjeçare.
Ai tha se të njëjtit janë regjistruar dhe tashmë në bazë të kritereve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë thirren për të marr vaksinën antiCOVID. Deri më tash, Uruqi tha se nuk kanë pasur asnjë problem të shfaqur tek personat e vaksinuar.
“Nga dita e djeshme sipas instruksioneve të Ministrisë së Shëndetësisë kemi filluar me vaksinimin e moshave të vjetra. Këto ditë jemi duke punuar me moshat mbi 85, do të thotë ditën e djeshme dhe sot kemi vaksinuar dje dhe sot kemi vaksinuar afër 60 persona të moshës mbi 85. Edhe nesër do të punojmë me grupacione mbi 85 vjeç, ndërsa nga pasnesër tri ditë do të punojmë me grupmoshën 80-84”, tha ai për KP.
Ai tha se kjo kategori po vaksinohet në bazë të termineve që po u caktojnë, në mënyrë që të mos krijohen tollovi dhe të rrezikohet shëndeti i tyre.
“Ne kemi bërë një lajmërim publik edhe në media edhe nëpër objekte shëndetësore që personat të moshave të shtyra të lajmërohen, janë lajmëruar ata qoftë edhe familjarët e tyre, i kemi regjistruar në regjistra ju kemi marrë adresat dhe numrin e telefonit. Tani jemi duke i thirr nga regjistrat tanë, por strikt sipas grupmoshave me kategorizime që i ka bërë Ministria e Shëndetësisë. Ne në Gjilan i kemi diku rreth 800 persona të regjistruar nëpër të gjitha objektet e QKMF-ve nëpër qytet dhe fshatra ata janë lajmëruar, tani thirren sipas prioriteteve sipas regjistrit emrat që i kanë. Një pjesë e vogël na kanë ardhur diku 10 emra nga sistemi online eKosova”, tha ai.
Uruqi tha se deri më tash kanë vaksinuar 60 të moshuar dhe se tek asnjëri prej tyre nuk është shfaqur ndonjë efekt anësor nga vaksina.
Një nga personat e thirrur sot për t’u vaksinuar ishte edhe qytetarja Shehide Zeneli, e cila pasi që mori vaksinën tha se tashmë do të ndihet më e sigurt nga COVID-19.
“Mirë, njëherë mirë…na kanë thirr edhe u lajmëru djali për neve[…]Po ashtu mbajmë shpresë me qenë më të mbrojtur”, tha ajo.
Asnjë dilemë për ta marrë vaksinën antiCOVID nuk e ka pasur qytetarja e Gjilanit Nexhmije Sherifi, e cila pasi mori vaksinën tha se po ndjehet shumë mirë.
“Jo nuk kam pasë asnjë dyshim për me marrë vaksinën e as frikë, po pyetsha se kur vjen me e marrë”, tha ajo.
Komuna e Gjilanit, nga kontingjenti i parë i vaksinave AstraZeneca si donacion i COVAX, ka pranuar 980 doza, ndërsa ka vaksinuar deri më tash mbi 350 punëtorë shëndetësor.
Në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinës me 28 mars, ndërsa nga data 8 prill ka nisur vaksinimi i grupmoshave mbi 80 vjeçare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania