1. Regjisori i famshëm transeksual, Buck Angel, është një nga ikonat e para të komunitetit të personave homoseksualë në të gjithë botën! Momentalisht ushtron profesionin e avokatit, përveçse është edukator dhe shkrimtar.


buck

2. Ian Harvie është një aktor komik amerikan që përdor shumë shpesh transeksualitetin e tij si “material” të parë për spektaklet e tij. Ai ka qenë pjesëmarrës në shumë evente të mëdha amerikane si edhe në dy filma.

3. Balian Buschbaum ka lindur më 1980, ndërsa më parë ai quhej Yvonne. Fiziku i tij duket se nuk ka nevojë për asnjë koment! Pavarësisht se ka qenë kërcyesi i dytë në hedhjet me shkop me gjini femërore në Gjermani, në vitin 2007 ai njoftoi tërheqjen e tij për shkak të lëndimit të përhershëm. Balian e ndryshoi emrin në vitin 2008, pas operacionit të fundit për t’u kthyer në një burrë.

4. I lindur në Kanada më 1979, Luc as Silveira është futur në histori, sepse ishte transeksuali i parë i cili u bë pjesë e një grupi rok që kishte një kontratë me një nga shtëpitë diskografike më të njohura amerikane. Sot është kitarist dhe kantautor i grupit “The Cliks”, ndërkohë që ai ka realizuar edhe një album si solist!

5. Loren Cameron është një fotograf i famshëm, autor dhe aktivist transeksual me shtetësi amerikane. Mes shkrepjeve të tij mund të gjejmë portrete të tij dhe portrete të transeksualëve dhe lesbikeve. Ai ka dokumentuar të gjithë “udhëtimin” e tij personal për t’u bërë burrë!

loren

6. Andreas është një ish-atlet gjerman, i specializuar në hedhjen e peshave, i cili ka konkurruar si një grua. Ai ka filluar të ushtrohet për këtë lloj sporti qëkur ishte fare i ri, adoleshent: ndaj prej kësaj gjëje fiziku i tij, me kalimin e viteve u bë gjithnjë e më mashkullor.

7. Chaz Bono ka lindur në Chastity Bono, vajza e interpretuesve të famshëm amerikan Sonny and Cher. I rritur në sytë e publikut, në Chastity u njoh si një lezbike, kur ishte vetëm 25 vjeç para se të kuptohej se në të vërtetë ishte një transeksual. Chaz i është nënshtruar një ndërhyrjeje seksuale këto dy vitet e fundit dhe tashmë është i lumtur për jetën e tij, të cilën po e jeton si një burrë. Chaz ka marrë pjesë në shoun e famshëm “Dancing With The Stars” të zhvilluar në vendin e tij.

8. Emri i tij prej artisti është Katastrophe dhe bëhet fjalë për një reper hip-hop-i dhe një producent amerikan. Rocco Kayiatos është këngëtari i parë transeksual hip-hop-i, i cili ka bërë shitje marramendëse.

9. Thomas Beatie. Për të padyshim duhet të keni dëgjuar të flitet shumë herë, sepse ai ka qenë burri i parë dhe i vetëm në botë që ka qenë “shtatzënë”! Ai ka lindur femër dhe ka jetuar si i tillë deri në moshën 20-vjeçare, ndërsa më pas filloi të bëjë një terapi me bazë hormone mashkullore, por vetëm se organet e tij femërore vendosi t’i “konservonte”, derisa ai dhe gruaja e tij e vërtetë do të kishin mundësinë për të pasur një fëmijë, falë një dhuruesi sperme. Ai arriti të ketë tre fëmijë dhe për ta është shumë krenar.

thomas1

10. Ryan Sallans, më parë i quajtur Kimberly, është një avokat i cili lufton për të drejtat e personave homoseksualë dhe transeksualë. Transformimin e tij të plotë e ka përfunduar në vitin 2005. /KP/