Në fund të vitit mbërrijnë statistika interesante dhe njëra prej tyre është lista e videolojërave për të cilat u shkrua më së shumti në mediat botërore gjatë vitit 2023.

Siç ka njoftuar “Games Industry”, lista e lojërave që ishin më të njohura në mesin e portaleve udhëhiqet nga Starfield dhe u morën si mostër 18 mijë ueb-faqe përkatëse.


Këtu është një listë e videolojërave më të përfolura:

1. Starfield - 53.097 tekste
2. Diablo 4 - 51,363
3. Zelda: Tears of the Kingdom - 39,330
4. Fortnite - 28,503
5. Cyberpunk 2077 - 25,853
6. Marvel's Spider-Man 2 - 25,739
7. Final Fantasy 16 - 21,904
8. Minecraft - 21,453
9. Baldur’s Gate 3 - 20.701
10. League of Legends - 20,090

Përveç kësaj, ekziston edhe një listë e trailerave më të shikuara në platformën YouTube dhe nuk është e vështirë të merret me mend se kush do të jetë në krye:

1. Grand Theft Auto 6 - 154 milionë shikime
2. COD: Modern Warfare III - 38.5
3. League of Legends Heartsteel - 31.1
4. Honkai Star Rail - 23.3
5. Maratona - 20.6
6. COD: Modern Warfare III - 20.1
7. Eve Online - 24.7
8. Marvel's Spider-Man 2 - 19.7
9. Valorant, Gekko - 19.5
10. Genshin Impact 4.1 - 19.2 /Telegrafi/