Rindërtimi i shkollës së mesme në Leposaviq, e ndërhyrjet në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut, i kishin kushtuar mbi një milionë euro buxhetit të Kosovës.Por përveç tenderëve nga Kosova, kompania e Radule Steviqit, mikut të Milan Radoiçiqit, mori para për të njëjtat shërbime edhe nga sistemi paralel i Serbisë.
Flamuri i Serbisë, i vendosur në shkollën e mesme në Komunën e Leposaviqit, është tregues se mësimi aty zhvillohet me planprogram serb.
Por, për investimet në këtë shkollë, udhëheqësit e dikurshëm të komunës së Leposaviqit, nuk ishin mjaftuar vetëm nga buxheti i Kosovës, meqë tenderë për shërbime të njëjta shpallur edhe në Serbi.
Këta tenderë janë pjesë e aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për rastin e sulmit në Banjskë, në pjesën ku flet për financimin e terrorizmit e shpërlarjen e parave.
Kontrata për Rindërtimin dhe rehabilitimin e Shkollës së Mesme Nikolla Tesla në Leposaviq, i kishte kushtuar buxhetit të Kosovës, rreth 194 mijë euro, ndërkohë në sistemin paralel serb, kishte kushtuar rreth 127 mijë euro.
Kontrata për këtë tender ishte dhënë në korrik të vitit 2020, dhe fituese ishte grupi i Operatorëve Ekonomik nën emrin e Radule Steviq, i futur në listë të zezë të SHBA-së.
Kryetari i tanishëm i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka thënë se të gjitha kontratat e nënshkruara në të kaluarën janë duke u hetuar nga policia e Kosovës.
Mijëra euro nga Kosova e Serbia, në duart e Radule Steviqit shkuan edhe nga tenderë në komuna të tjera përfshirë, Zubin Potokun.
Kryetari i tashëm i kësaj komune thotë se këta tenderë duhet hetuar nga institucionet përgjegjëse, ndërkohë që shton se situata tashmë ka ndryshuar.
“Ne kemi një marrveshje me komunën e Vushtrrisë në mungesë të kapaciteteve tona, zyra e prokurimit, dhe zyra ligjore, na i kryen proceset në bazë të procedurave sic i kërkon sistemi i Republikës së Kosovës…Unë edhe nëse ska hetim do kisha bërë thirrje për hetime në Këto situata”, ka thënë Izmir Zeqiri.
Kompania e mikut të mirë të Milan Radoiçiqit, morri nga buxheti i Kosovës, rreth 1 milionë e 500 mijë euro, për shërbime të ndryshme në shkollën teknike në Mitrovicë të Veriut.
Pikërisht për këtë shkollë Steviq morri edhe 58 mijë euro nga sistemi paralel i Serbisë.
Por këto të holla nuk shkuan në xhepin e Radule Steviqit, por në xhepin e Milan Radoiçiqit.
“Në bazë të përshkrimit ligjor të lartcekur të procesit të shpërlarjes së parasë dhe duke u bazuar në provat e mbledhura nga kjo prokurori, është dëshmuar dhe vërtetuar se i pandehuri Milan Radoićić me vetëdije të plotë, përmes aktivitetit kriminal ka krijuar të hyra në vlera milionëshe dhe këto të hyra përmes bizneseve të regjistruara në emër të pandehurit tjetër Radule Steviç (RAD 028 Zveçan, RAD DOO, RADULE STEVIC B.I.) e ka maskuar origjinën apo prejardhjen e parave dhe të njëjtat përsëri përmes bizneseve të Radule Steviç i ka konvertuar nga mjete financiare në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Pra, nga elaborimi i dhënë më lartë, duke u mbështetur në prova konkrete, shihet qartë se Milan Radoićić përmes Radule Steviq ka arritur që përmes formave të ndryshme të aktivitetit kriminal, të krijojë pasuri të konsiderueshme, duke blerë banesat, ndërtuar vilën, veturat e ndryshme, pagesën e shërbëtorëve të tij, rojeve personale, qiratë e paguara për ish bashkëshorten, që në vijim do të pasqyrohet secila veç e veç”, thuhet në aktakuzë.
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për vepra penale të terrorizmit, e shpëlarjes së parave, për sulmin e 24 shtatorit 2023 që ndodhi në Banjskë të Zveçanit, ku i vrarë mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.
Sipas aktakuzës, Milan Radoiçiq nisi mbledhjen e financave nga viti 2017 për blerjen e gjërave që iu nevojiteshin grupit të udhëhequr nga ai, shumica e të hollave shkuan për armatim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës