LAJMI I FUNDIT:

“Për bukën e mot-motit”, Kurti nga Malisheva: Prodhimtaria e grurit në Kosovë do të tejkalojë nevojat për import

“Për bukën e mot-motit”, Kurti nga Malisheva: Prodhimtaria e grurit në Kosovë do të tejkalojë nevojat për import

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë më ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministrin Imri Demelezi, panë nga afër korrje-shirjet e grurit të fermerit Asman Kryeziu, në Bubavec të Malishevës.

Sipas njoftimit për media thuhet se teksa vlerësoi punën e fermerit, përmes të cilit djerrinat me gurë janë bërë tashmë arë me grurë, kryeministri theksoi se kjo është edhe në funksion të programit që bukën e motmotit ta kemi tonën, “buka jonë, në sofrën tonë, nga toka jonë”.


Tutje, ai theksoi se buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, mbështetje e cila mundëson subvencionime e lehtësira për fermerët.

“Buxheti për Ministrinë e Bujqësisë është rreth 100 milionë euro, siç edhe kemi premtuar, dhe tash në njërën anë subvencionojmë edhe naftën, edhe plehun, edhe rendimentin me katër cent, këtë të fundit për kilogram, e në anën tjetër edhe i kemi zvogëluar jashtëzakonisht shumë dokumentet që i nevojiten bujkut tonë për të aplikuar për subvencione”, u shpreh Kurti.

Në përfundim, kryeministri Kurti tha se me prodhimtarinë e shtuar prej 140 mijë deri në 150 mijë tonë grurë, do ta mbulojnë e tejkalojnë importin që e kemi pasur prej 139 mijë tonë grurë në vitin e kaluar, si dhe ritheksoi përkushtimin e Qeverisë për mbështetjen e bujqve anembanë Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale

Ekonomi
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal

Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal

Ekonomi
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center

Ekonomi
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s

Ekonomi
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës

Ekonomi
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)

Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)

Ekonomi
Kalo në kategori