LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë në Spitalin e Pejës po trajtohen 99 pacientë me COVID-19

Për 24 orë në Spitalin e Pejës po trajtohen 99 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 99 pacientë me COVID-19.

Sipas një njoftimi thuhet se sa i përket gjendjes shëndetësore të pacientëve 77 janë në oksigjeno-terapi, tre janë në respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Siç bëhet e ditur përmes njoftimit, gjashtë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.


“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtrirë 99 pacientë janë duke u trajtuar me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 77 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 6 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në raport.

Ndërkaq, tutje në njoftim thuhet se 254 pacientë aktualisht të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 601 pacientë kanë kryer vizita Specialistike dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa 54 Pacientë janë liruar pas trajtimit që i është ofruar. 4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 1 i gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 412 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,305 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione. 39 Hemodializa janë kryer gjatë 24 orëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

Drejtësi
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Drejtësi
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori