LAJMI I FUNDIT:

Për 15 vjet, Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja

Për 15 vjet, Serbia përfitoi 3 miliardë euro nga BE-ja

Në 15 vitet e fundit, Bashkimi Evropian i ka dhënë donacione Serbisë në vlerë prej 3 miliardë eurove, ka thënë udhëheqësi i BE-së, Michael Davenport.

“Që kur filluam të bashkëpunojmë, BE-ja ka investuar mbi 3 miliardë euro në projekte të ndryshme. Kemi dhënë donacione për përmirësimin e sektorit të energjisë, mbrojtjen mjedisore, në agrikulturë, në vetëqeverisje lokale”, ka thënë Davenport në Vranjë në turin e tij dyditor nëpër zonat ku ka investuar BE-ja, transmeton KosovaPress.

Davenport ka thënë se prioritet i BE-së do të jetë reformimi i sistemit të drejtësisë.


“Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë qeveritarë, si dhe qeverisjen lokale e qendrore”, ka thënë ai.

Sipas tij, vetëm gjatë katër viteve të fundit, qyteti jugor i Serbisë, Vranja ka pranuar donacione në vlerë prej 40 milionë eurove nëpërmjet projekteve të ndryshme. /Telegrafi/