LAJMI I FUNDIT:

Pepe flet rreth zgjatjes së kontratës me Realin

Pepe flet rreth zgjatjes së kontratës me Realin

Pavarësisht të gjitha diskutimeve mbi të ardhmen e Pepes, lëvizja e mundshme te Manchester City, Paris Saint-Germain, dhe madje tek Hebei Fortune në Kinë, mbrojtësi portugez ende mund të qëndrojë në Real Madrid.

E ardhmja e Pepes pritet të vendoset gjatë takimit të kësaj jave ndërmjet klubit madrilen dhe agjentit të lojtarit, Jorge Mendes.

Presidenti Florentino Perez e bëri të ditur rëndësinë që ka Pepe në ekip “Ai është një nga lojtarët tonë më të rëndësishëm. Ai përfaqëson bashkimin midis ekipit dhe tifozëve. Pepe jep gjithçka për klubin”.


Në lidhje më të ardhmen, 34-vjeçari u përgjigj kështu “Vetëm Zoti e di se çfarë sjellë e ardhmja ime, kam një kontrata deri më 30 qershor. Jam duke u fokusuar vetëm në rikthimin tim sa më shpejt që të jetë e mundur për ta ndihmuar ekipin. Do të pres deri në sekondën e fundit”. /Telegrafi/