Pep Guardiola ka komentuar për sfidën ne Liverpoolit, duke theksuar se nuk është i sigurt se çfarë do të kishte ndodhur nëse të gjithë lojtarët e Manchester City do të ishin në dispozicion.

"Liverpooli është një ekip fantastik dhe janë të fortë në detaje", tha Guardiola.


"Ata nuk kanë pasur probleme me lëndimet, gjë që i ka bërë të jenë më të qëndrueshëm se ne këtë sezon. Kjo është realiteti dhe ne nuk mund të arrijmë gjithçka që duam gjatë gjithë kohës".

Guardiola vuri në dukje vështirësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve, por shprehu kënaqësi me performancën e ekipit të tij ndaj Newcastle dhe në ndeshjet e fundit. Ai gjithashtu refuzoi të spekulonte se si do të ishin gjërat me praninë e Erling Haaland, duke theksuar se do të ishte e padrejtë ndaj lojtarëve që luajtën dhe dhanë gjithçka.

"Me Erling, ne jemi një ekip më i mirë. Po kështu edhe me Rodri, John Stones, Manuel Akanji dhe shumë lojtarë të tjerë," shtoi ai.

Nga ana tjetër, taktikat e zgjuara të Arne Slotit në Liverpool kanë ndihmuar skuadrën të shmangë lëndimet e rënda dhe të ruajë konsistencën e nevojshme për të konkurruar për titullin.

Slot ka pasur sukses edhe në ballafaqimet me Manchester City këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app