LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola emëron sulmuesin më ‘të kompletuar’ se Haalandi

Pep Guardiola emëron sulmuesin më ‘të kompletuar’ se Haalandi

Erling Haaland shënoi një hat-trick kundër Ipswich Town në fitoren 4-1 të Man City të shtunën.

Norvegjezi e çoi numrin e golave ​​të tij në 94 në 101 paraqitje për Citizens me tri golat e tij sot.

Duke folur pas ndeshjes, Pep Guardiola u pyet nëse 24-vjeçari është sulmuesi më i kompletuar që ka parë ndonjëherë futbolli.


“Sulmuesi më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë është Messi – nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, u përgjigj spanjolli duke qeshur.

Natytisht se trajneri spanjoll e vlerëson shumë norvegjezin, por që dëshiron ta mbajë atë me këmbë në tokë.

Nuk është hera e parë që Guardiola shpreh publikisht dashurinë për lojën e Messit, pasi dyshja kishin kohëra të arta në Barcelonë.

Haaland është 24-vjeçar dhe ka kohë që ta kalojë argjentinasin me gola dhe me trofe, pasi në Ligën Premier tashmë e ka dëshmuar se është një makineri e golave. /Telegrafi/