LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni zhbllokon 3,6 miliardë euro për murin me Meksikën

Pentagoni zhbllokon 3,6 miliardë euro për murin me Meksikën

Pentagoni njoftoi sot zhbllokimin e 3,6 miliardë dollarëve për financimin e ndërtimit të 280 kilometrave mur në kufirin meksikan, me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump.

“Për të zhbllokuar këto fonde, Ministria amerikane e Mbrojtjes ka vendosur të shtyjë 127 projekte për ndërtimin dhe modernizimin e ambienteve ushtarake në SHBA dhe jashtë saj parashikuar në buxhetin 2019”, theksoi për shtypin një zëdhënës i ministrisë, Jonathan Hoffman.

“Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper ka vendosur se këto projekte janë të nevojshme për të mbështetur përdorimin e forcave të armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë 11 projekte për ndërtimin ushtarak të barrierës kufitare”, theksoi Hoffman në një konferencë shtypi.


Gjenerali, Andrew Poppas, drejtor i operacioneve në shtabin e përgjithshëm amerikan, theksoi se ndërtimi i këtyre seksioneve të murit kufitar do të mundësojë reduktimin e numrit prej 5 000 ushtarësh amerikanë të vendosur përgjatë kufirit meksikan me kërkesë të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili synon të frenojë një valë imigracioni nga Amerika Latine. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Zelensky: Shpresojmë t’i japim fund luftës këtë vit

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Kalo në kategori