LAJMI I FUNDIT:

Pentagoni planifikon të krijojë një komandë të re në Gjermani, për Ukrainën

Pentagoni planifikon të krijojë një komandë të re në Gjermani, për Ukrainën

Pentagoni amerikan planifikon të krijojë një komandë në qytetin gjerman perëndimor të Wiesbaden për të bashkuar programin e trajnimit dhe ndihmës për ushtrinë ukrainase.

Kështu ka raportuar pak ditë më parë The New York Times, duke cituar zyrtarë të ushtrisë dhe administratës amerikane të kenë thënë se misioni do të drejtohej nga një gjeneral i rangut të lartë amerikan, përcjell Telegrafi.

Komanda e planifikuar sugjeron që Uashingtoni pret që kërcënimi i agresionit rus ndaj Ukrainës dhe vendeve fqinje të jetë afatgjatë, thanë zyrtarët aktualë dhe ish-zyrtarë të lartë amerikanë, sipas gazetës.


Çfarë do të bënte komanda e re?

Gazeta ka shkruar se komanda e re do t’i raportojë gjeneralit Christopher G. Cavoli, oficerit më të lartë të SHBA-së në Evropë, dhe do të ekzekutojë vendimet e marra nga Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, një koalicion prej 40 vendesh i krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes për të ndihmuar Ukrainën.

Ndër të tjera, ai do të mbikëqyrë udhëzimin e trupave ukrainase në poligonet e stërvitjes në Gjermani, përveç koordinimit të qendrave të mbështetjes teknike, të tilla si ato të përfshira në riparimin e armëve të ofruara nga SHBA, në vende të tjera, thuhet në raport.

Po sipas NYT, projekti është modeluar në skemat e trajnimit dhe ndihmës të nxitura nga SHBA në Irak dhe Afganistan gjatë dy dekadave të fundit.

Wiesbaden është selia e ushtrisë amerikane në Evropë.

Mediumi në fjalë ka thënë se propozimi nuk ishte diskutuar ende nga zyrtarët amerikanë në publik, pjesërisht për shkak se ende nuk ishte kompletuar plotësisht.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar tashmë miliarda ndihmë ushtarake për Ukrainën, pasi ajo përballet me një pushtim prej muajsh nga forcat ruse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

Botë
Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Gjykatësi federal miraton planin e Trumpit për të shpërbërë USAID-in: Stafi të kthehet në shtëpi

Amerika
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Akademiku slloven kritikon ashpër BE-në për heshtje ndaj Vuçiqit

Serbia
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Kalo në kategori