LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski u takua me Escobar, potencohet nevoja për nisjen e negociatave me BE-në

Pendarovski u takua me Escobar, potencohet nevoja për nisjen e negociatave me BE-në

Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar ka filluar takimet në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut.

I shoqëruar nga ambasadorja, Kate Marie Byrnes, Escobar realizoi takim me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski, njoftojnë nga kabineti i presidentit.

Pendarovski në takim ka vlerësuar se ShBA-të dhe Maqedonia e Veriut “në vazhdimësi përkëdhelin dialog politik produktiv” dhe ka shprehur besimin se “marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me dinamikë më të përforcuar”.


Presidenti shtetit gjithashtu ka falënderuar Escobarin për përkushtimin që sa më parë vendi ynë të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian.

“Sa u takon aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski riafirmoi pritshmëritë për fillim të negociatave qasëse për anëtarësim, duke potencuar se zhbllokimi i procesit integrues pozitivisht do të shpërfaqet në stabilitetin e përgjithshëm dhe zhvillimin e rajonit. Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski i është falënderuar për mbështetjen e administratës amerikane dhe personalisht zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror Eskobar, në raport me nevojën e përparimit të shteteve të rajonit drejt BE-së”, qëndron në kumtesë.

Ndërkaq Escobar do të realizojë takime edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

​Dëshmitari refuzoi të përgjigjet, krejt çka ndodhi në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori