LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Për momentin nuk po mendoj për mandat të dytë për president

Pendarovski: Për momentin nuk po mendoj për mandat të dytë për president

Opinioni në Maqedoni ka mundësinë të ndjekë sjelljen time çdo ditë. Ai e di se në disa raste për projekte të rëndësishme kam pasur mendime të kundërta nga Qeveria apo nga partitë që më kanë përkrahur në vitin 2014 dhe 2019. Asnjëherë nuk kam llogaritur me përkrahje, tha presidenti Stevo Pendarovski në përgjigje e pyetjes së gazetarëve nëse me nënshkrimin e ligjeve për “Bechtel dhe Enka” ai pret të marrë mbështetje nga LSDM dhe BDI për mandatin e dytë për president.

Sipas tij, këto janë analiza për fëmijë dhe ai asnjëherë nuk ka folur kështu.

“Nëse është diçka në favor të qytetarëve, unë e firmos, nëse është në kundërshtim me interesat e tyre, kushdo që të dalë, askush nuk mund të ndikojë tek unë. E kam dëshmuar në shumë raste se mendoj me kokën time. Për momentin nuk jam duke menduar për mandat të ri”, tha Pendarovski.


“Nëse ke frikë nga diçka në jetë, nuk përfshihesh në diçka, jo vetëm në politikë. Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim te vetja. Nëse vetë ndihesh gati, nuk ka frikë që mund të të bëjë të rrish në shtëpi dhe të shikosh televizor”, theksoi Presidenti i pyetur nëse ka frikë se ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, mund të mbështetet nga qeveria si kandidat për presidentin e zgjedhjeve të ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Vdekja e gazetares ukrainase në Prishtinë, Kurti: Ajo ishte profesioniste dhe nënë e përkushtuar, që mbarte me vete forcën dhe kurajën

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori