LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski – Nephew: Lufta kundër korrupsionit me rëndësi kyçe në ndërtimin e shtetit juridik

Pendarovski – Nephew: Lufta kundër korrupsionit me rëndësi kyçe në ndërtimin e shtetit juridik

Tema aktuale të ndërlidhura kundër korrupsionit dhe orvatjet e shtetit për vendosje të sistemit efikas për parandalimin e korrupsionit dhe përplasjen e interesave, ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski me koordinatorin global për antikorupsion të Departamentin e Shtetit, Richard Nephew.

Në takim, presidenti Pendarovski theksoi se lufta kundër krimit dhe korrupsionit, në çdo nivel, duke përfshirë korrupsionin e lartë, është me rëndësi kyçe në përpjekjet për ndërtimin e shtetit juridik dhe për përfitimin e besimit të qytetarëve në institucionet.

“Presidenti Pendarovski e theksoi gatishmërinë e shtetit, në përputhje me prioritetet kombëtare, për të vazhduar bashkëpunimin me SHBA-në në përpjekje për të shtypur korrupsionin dhe në funksion të promovimit të proceseve demokratike në shtet duke mundësuar qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit”, thuhet në komunikatën e Kabinetit të kreut të shtetit.


Pendarovski, ndër të tjera, theksoi se vendi e vlerëson lart mbështetjen dhe ndihmën që merr nga SHBA-ja në përpjekjet e saj për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe shprehu pritjen se do të vazhdojë përmes mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori