LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski ishte konsultuar për amnistinë e Gruevskit

Pendarovski ishte konsultuar për amnistinë e Gruevskit

Presidenti Stevo Pendarovski, është konsultuar për mundësinë e amnistisë për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Nuk u përgjigj se nga kush. Kreu i shtetit është i bindur se nuk do ta amnistojë Gruevskin. Në një intervistë për TV24, Pendarovski theksoi se megjithëse kishte një të drejtë të tillë në përputhje me Kushtetutën, ai nuk ishte as sulltan dhe as monark për të vendosur për çështjet për të cilat ka procese gjyqësore.

“Në nivel joformal, shtatë apo tetë muaj më parë, disa aktorë nga skena politike u konsultuan me mua se çfarë mendoja për atë mundësi. E thashë në mënyrë eksplicite se nuk do ta bëja kurrë, sepse do të ishte një prishje shtetit të së drejtës”, ka thënë presidenti, Stevo Pendarovski.

Nga partia amë e Gruevskit, i kërkuan Pendarovskit të përgjigjej se kush kishte folur me të për një amnisti të mundshme për ish-kryeministrin.


“Pendarovski duhet të përgjigjet sot se kush i kërkoi amnisti? Pendarovski thotë se ai ishte pyetur, dhe unë citoj: i konsultuar nga disa aktorë në skenën politike për amnisti, kështu që tani ai duhet të jetë i saktë dhe i qartë, dhe të deklarojë se kush u konsultua me Pendarovskin nga politika disa muaj më parë në lidhje me amnistinë”, tha Naum Stoilkovski – zëdhënës i OBRM-së.

Për një kohë të gjatë, një pjesë e publikut, veçanërisht fronti opozitar shqiptar, ka akuzuar se pas ndryshimeve në Kodin Penal ekziston një marrëveshje politike, që do të lejojë Nikolla Gruevskin të kthehet në vend. Në këmbim, ai do të siguronte një shumice prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ditë më parë madje përmendi se përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë kanë shkuar në Budapest, ku së bashku me Gruevskin kanë planifikuar ndryshimet në Kodin Penal. Më herët, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur nëse kishte një pazar politik në prapavijë, tha se ndryshimet nuk ishin bërë qëllimisht për dikë apo për diçka. Sipas Kovaçevskit, ndryshimet në Kodin Penal tashmë janë në fuqi dhe asgjë dramatike nuk ka ndodhur./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori