Pendarovski: Anëtarësimi në NATO është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe
Kryetari Stevo Pendarovski në seancën solemne për ratifikimin e Protokollit tha se “anëtarësimi në aleancën veriatlantike nuk është vetëm anëtarësim në organizatë ndërkombëtare. NATO është aleancë e shteteve që bazohet në politikë të ndërsjellë dhe solidarit mbrojtës dhe vlera të përbashkëta. Anëtarësimi në aleatin më të fortë është privilegj, por edhe përgjegjësi e madhe”.
“Që nga aderimi ynë drejt Partneritetit për paqe në vitin 1955 ne aktivisht kontribuojmë në mirëmbajtjen e paqes dhe stabilitetit në nivel ndërkombëtare, posaçërisht në luftimin e terrorizmit ndërkombëtar si kërcënim të madh në botën globale”, tha Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se në NATO, Maqedonia e Veriut do të ketë votë të njëjtë me aleatët tjerë.
“Si komandat suprem i armatës sonë, personalisht do të angazhohet që të vazhdojmë me reformat në mbrojtjes, sidomos në modernizimin e pajisjeve të armatës, ngritjes së gatishmërisë së ushtarëve dhe përforcimit të kapaciteteve të armatës. Në këtë drejtim, do të vazhdoj të insistoj të punoj në rritjen e buxhetit për mbrojtje deri, së paku 2% nga BPV”, tha Pendarovski.
Pendarovski theksoi se anëtarësimi në NATO nuk do të ishte i mundshëm pa ndryshimet e thella politike që ndodhën në vitet e fundit në vendin tonë.
“Politika e re ndaj fqinjëve dhe angazhimi i fuqishëm në realizimin e kontesteve dhe ndërtimit të marrëdhënie të mira fqinjësore janë themeli i suksesit tonë në realizimin e qëllimeve strategjike. Kompromiset që i bëmë nuk ishin të thjeshta e as të lehta. Por, marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe partneritetit strategjik me Greqinjë, e njohur si Marrëveshja e Prespës, dhe marrëveshja për fqinjësi me Bullgarinë, janë vendime kyçe që na çuan në realizimin e anëtarësimit në NATO”, tha mes tjerash Pendarovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK vija të kuqe LVV-së: Preferojmë koalicion me partitë opozitare
KQZ njofton nisjen e numërimit të votave për kandidatë edhe në 14 komuna, siguron se rezultatet do të jenë të sakta
Gjykata Kushtetuese i anulon ndryshimet e Kodit Penal, i jep afat Kuvendit t’i korrigjojë brenda gjashtë muajve
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
Vritet një person në Skenderaj
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re