Portieri i Valencias, Diego Alves, shpëtoi dy penallti kundër Atletico Madridit, të dielën, por cili është pritësi më i mirë i 11-metërshave në Evropë?

“Sky Sports” ka hulumtuar përmes shifrash në këtë drejtim, duke bërë këtë analizë, si vijon: Mohimi i dyfishtë, që braziliani i bëri skuadrës së Diego Simeone, e rriti karrierën dhe rekordin e Diego Alves, që ka pritur 22 penallti nga 45 të tilla, me të cilat është përballur.


Ai ka pritur 49 % të penaltive.

Është një rekord i pakrahasueshëm me çdo portier, i cili ka pritur 10 apo më shumë penallti gjatë karrierës.

epa05555398 Valencia's goalkeeper Brazilian Diego Alves celebrates saving penalty during the Spanish Primera Division soccer match at Butarque stadium in Madrid, Spain, 25 September 2016. EPA/JUANJO MARTIN Pas pritjes së penalltisë me Atleticon

Portieri më i mirë i Ligës Premier për penallti është rezerva e Chelsea, Eduardo. Ai ka pritur 13 penallti, nga 35 të tilla, me të cilat është përballur në karrierën e tij, sipas të dhënave të “transfermarkt.co.uk”.

Më i miri nga Liga Premier në këtë renditje është nënshkrimi i ri Liverpoolit, Loris Karius, që ka pritur 8 nga 23 penalltitë, me të cilat është ballafaquar.

neuer-k-euml-rkon-triplet-euml-n-dhe-lsquo-euro-2016-rsquo_hd.jpg Edhe Neuer njihet për pritjen e penalltive

Portierë të tjerë të rëndësishëm në këtë listë janë edhe Fraser Forster i Southamptonit (ka pritur 7 nga 23 penallti), Keylor Navas i Real Madridit (ka pritur 10 nga 30 penallti), Manuel Neuer i i Bayern Munich (ka pritur 16 nga 50 penallti) dhe Gianluigi Buffon i Juventusit (ka pritur 28 nga 89 penallti).

Në “top 10” e portierëve më të mirë në pesë ligave më të forta të Evropës, që kanë pritur me shumë penallti, figuron edhe Etrit Berisha.

kujdes-marcetti-po-vjen-etrit-berisha_hd.jpg Etrit Berisha është i 8-ti në botë me përqindje të mirë për pritijen e penalltive

“Gardiani” i kombëtares kuqezi, që kësaj vere u huazua nga Lazio tek Atalanta, pozicionohet në vendin e tetë, me një përqindje suksesi në pritjen e penalltive 37.50 %.

Ai lë mbrapa portierë të shquar, si Neuer i Bayern Munich, Buffon i Juventusit, Oblak i Atletico Madrid, De Gea i Manchester United, Navas i Real Madridit e të tjerë.

3800767

telegrafi sport app