Një defekt teknik në gypin kryesor të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të furnizimit në disa zona të qytetit të Vushtrrisë, përcjell Telegrafi.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se për shkak të pëlcitjes së gypit kryesor (300 mm), pa ujë do të mbesin këto rrugë:




  • Rruga Lumni Surdulli me rrugët anësore,
  • Rruga Vëllezërit Melenica,
  • Rruga Nimon Ferizi.

Nga KRU “Mitrovica” bëjnë të ditur se ekipet teknike tashmë janë në terren për sanimin e defektit dhe menjëherë pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë do të rikthehet në normalitet.

Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e punimeve. /Telegrafi/