D.P., është dënuar me 6 vite burg dhe 2 mijë euro gjobë për dy veprat penale “Fajde” dhe “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.
Shpalla e aktgjykimit ndaj tij u bë të hënën, në Gjykatën Themelore të Pejës, nga kryetarja e trupit gjykues Violeta Husaj Rugova.
Sipas aktgjykimit, i pandehuri, u dënua me 5 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë për veprën penale “Fajde”, kurse për veprën penale “Pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, i njëjti u dënua me 1 vit e 6 muaj, ndërsa u lira nga akuza “Shkaktim i rrezikut të përgjithshme”.
Kurse, pas shqiptimit të dënimit unik ndaj tij u shqiptua dënimi me 6 vite burgim dhe 2 mijë euro gjobë.
Po ashtu sipas aktgjykimit, i njëjti u urdhërua që t’ia kthejë shumen prej 50 mijë euro të dëmtuarit.
Ndryshe, më 28 shtator 2021, i pandehuri D.P. është deklaruar i pafajshëm se mori nga i dëmtuari Muhamet Berisha 60 mijë euro në emër të fajdes për veturën “BMW X5”, sulmoi zyrtarët policorë dhe ua rrezikoi jetën duke vozitur në mënyrë të pakontrolluar me veturë.
Ndryshe, aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë më 23 gusht 2021, ngarkon të pandehurin D.P. se nga muaji janar i vitit 2019 e në vazhdimësi deri më 14 prill 2021, në Pejë, ka kontraktuar shumë joproporcionale të pasurisë ndaj të dëmtuarit Muhamet Berisha dhe duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, kishte përfituar 60 mijë euro nga i dëmtuari.
Sipas aktakuzës për një veturë të tipit BMW-X5, në vlerë prej 17 mijë euro, i dëmtuari nga 2019 për dy vite, çdo muaj kishte paguar në emër të fajdesë shumën prej 2 mijë euro, kurse në vitin 2021, në emër të fajdesë, i dëmtuari kishte paguar edhe 12 mijë euro, gjithsej i pandehuri dyshohet se në emër të fajdesë kishte pranuar shumën prej 60 mijë euro.
Me këtë, dyshohet se ka kryer veprën penale të “Fajdesë”, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me par.1, dhe nenin 77 të Kodit Penal, për të cilën parashihet dënimi me gjobë dhe me burgim prej tre deri në 12 vite burgim.
I pandehuri akuzohej se më 13 prill 2021 në fshatin Vitomiricë në Pejë, ka sulmuar policin Shpejtim Tafili, derisa i njëjti kishte qenë duke i zbatuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhdimit sipas urdhëresës së gjykatës.
Në aktakuzë thuhet se i pandehuri e godet me veturë të dëmtuarin derisa ky i fundit sinjalizon të ndalet.
Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, nga neni 402, par.4 lidhur me par.2 dhe par.1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vite.
Po ashtu, i pandehuri akuzohet edhe për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi i pandehuri duke lëvizur me veturë në mënyrë të pakontrolluar, kishte vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit Veton Osmani dhe zyrtarëve tjerë policorë.
Me këtë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356, par.1, të Kodit Penal, vepër ku kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Maqedoni, dje policia ka shqiptuar 682 gjoba për shkeljet në komunikacion

Abdixhiku në Kullën e Jasharajve: Epoka e UÇK-së dhe sakrificat e Jasharajve, janë fundamenti i shtetit të Kosovës

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi