I inspiruar nga babai i tij, të cilin e ka edhe trajner, 19-vjeçari Adis Kaqamakoviq nga Peja, është në rrugë të mirë për t’u ngjitur në majat e bodybildingut në SHBA.

Më 2010 emigroi me familje në SHBA, e gjashtë vite më vonë nisi me sportin që e bëri të njohur në këtë vend dhe më gjerë.


Me përkrahjen e babait të tij Izet-Izzo Kaqamakoviq, një mjeshtër me 20 vite përvojë në këtë sport vetëm në Kosovë, për Adisin gjithçka ishte më e lehtë dhe kjo punë e madhe tash po përkthehet në rezultate kulminante.

75464289 2405542359685852 3221732540133933056 n

Pas dy vjetësh stërvitje dhe përkushtim maksimal, Adis Kaqamakoviq më 2018 fitoi vendet e para në dy turne prestigjioz për junior. Ishte më i miri në “NPC Steave Stone Metropolitan Championship”, garë e mbajtur në mars të vitit 2018 dhe në “Juniors Calsic Phisique”, katër muaj më vonë. Kjo e fundi organizohet nga legjenda e bodybildingut, Victor Martinez.

Më 2019, babë e bir i nisën përgatitjet intensive dhe rezultatet nuk munguan për asnjërin. Adisi triumfoi në “Classic Physique” , derisa babai Izzo, në katogorini + 40 vjeç.

Para pak ditësh, Adisi fitoi edhe dy vende të para në kategoritë “Teen” dhe në “Junior Clasic Physique”, në kuadër të turneve prestigjiozë “East Coast Championships” dhe “Easterns USA Championships”.

75293005 2470717616369096 2280062124422070272 n

Me këto rezultate, Adis Kaqamakoviq është në rrugë të mirë për ta mar statusin e bodybilderit profesionist (PRO CARD) dhe tash për pejanin rruga është e hapur që në vitin 2020, të marrë pjesë në garat më të mëdha të bodybildingut, si “Arnold Classic” dhe “Mr. Olympia”.

Me përkushtimin e tij dhe përvojën e babait, Adisi nuk do të kënaqet vetëm me pjesëmarrje. Do të kërkojë shumë më tepër. /Telegrafi/

telegrafi sport app