Peja shpall përfituesit e subvencioneve për sport, kulturë dhe rini për vitin 2025

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës ka publikuar listën e organizatave përfituese nga Thirrja Publike për subvencionim për vitin 2025. Mbështetja financiare i është dhënë klubeve sportive dhe organizatave kulturore e rinore që janë vlerësuar pozitivisht nga komisionet përkatëse vlerësuese.
Lista e përfituesve është hartuar sipas rendit alfabetik, në funksion të garantimit të transparencës dhe informimit të drejtë të publikut.
Për më shumë detaje, qytetarët dhe përfaqësuesit e organizatave mund të konsultojnë listën e plotë të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































