Në kuadër të Peja Outdoor Festival janë eksploruar thellësitë e një prej shpellave më mbresëlënëse, me forma natyrore që fshehin histori mijëra vjeçare.

Peja Outdoor Festival në një postim në Facebook ka publikuar fotografi të bukura nga kjo aventurë.


“Speologji në Grykën e Madhe – në zemër të nëntokës së Rugovës! Sot eksploruam thellësitë e një prej shpellave më mbresëlënëse, me forma natyrore që fshehin histori mijëra vjeçare. Një aventurë e errët, misterioze dhe plot emocion!”, shkruajnë në Facebook. /Telegrafi/