LAJMI I FUNDIT:

Peja nuk ia del të fitojë në Gaziantep

Peja nuk ia del të fitojë në Gaziantep

Ekipi basketbollistik i Pejës ka regjistruar humbjen e dytë në kuadër të FIBA Europe Cup. Pejanët pësuan me rezultat 74-56.

Skuadra nga Kosova bëri paraqitje të mirë në çerekun e parë, mirëpo e mbylli me pesë pikë më pak se kundërshtari (23:18).

Peja u kthye fuqishëm në çerekun e dytë për ta përmbysur epërsinë e ekipit turk dhe shkoi në pushim me tri pikë epërsi (35:38).


Çereku i tretë ishte për t’u harruar për pejanët. Paraqitja e tyre nuk ishte në nivelin e duhur duke bërë që Gaziantepi të krijojë diferencë të lartë, prej 17 pikësh (60:43).

Me gjithë përpjekjet e Pejës për t’i ndryshuar gjërat në çerekun e fundit, basketbollistët e ekipit nga vendi ynë nuk ia dolën. Ata pësuan me 18 pikë diferencë.

Kjo ishte humbja e dytë e Pejës në Grupin G, ndërsa ka regjistruar vetëm një fitore (kundër Petrolina AEK). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori