LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton klasiken e basketbollit ndaj Sigal Prishtinës

Peja fiton klasiken e basketbollit ndaj Sigal Prishtinës

Peja ka shënuar fitore në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës në derbin e rivalëve të vjetër me rezultat 89:94 (19:29, 22:20, 23:27, 25:18), në kuadër të javës së tetë të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e barapeshuar, por Prishtina krijon epërsi 13:7, megjithatë, nga ky moment Peja hyn në një seri prej 17:0, duke kaluar në epërsi 13:24, derisa çereku i parë mbyllet me epërsinë e mysafirëve 19:29.

Bardhekaltrit e nisën më mirë periodën e dytë me një seri prej 7:2 për 26:29 dhe më pas ngushtojnë shifrat në 41:43, por mysafirët me gjashtë pikë radhazi mbyllin pjesën e parë me epërsi 41:49.


Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 16 pikë, 53:69, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 64:76.

Prishtina nuk dorëzohet në 10 minutat e fundit dhe nga 69:84, shkrin epërsinë në vetëm një pikë 83:84.
Çastet e fundit ishin dramatike, megjithatë, Peja ishte më e vëmendshme dhe fiton 89:94.

Te Sigal Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 28 pikë e 11 kërcime dhe Edmond Azemi me 25 pikë, kurse te Peja, më i miri ishte Dardan Berisha me 38 pikë e pesë kërcime, kurse u ndihmua nga Drilon Hajrizi me 20 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 21 pikë e pesë kërcime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Liga e Parë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Serie A
Kalo në kategori