LAJMI I FUNDIT:

Peja fiton dramën me Feronikelin

Peja fiton dramën me Feronikelin

Peja ka shënuar fitore dramatike ndaj Feronikelit në Karagaçi me rezultat 89:95 (20:21, 16:21, 20:23, 33:30) në kuadër të javës së katërt të Superligës.

Ndeshja është zhvilluar në palestrën ‘Karagaçi’ edhe pse Feronikeli ishte vendas, megjithatë, për shkak se palestra në Drenas ende nuk është e gatshme, takimi u zhvillua në Pejë.

Ndeshja ka qenë shumë interesante dhe e barabartë, derisa pejanët në minutën e fundit siguruan fitoren. 20:21 për Pejën përfundoi çereku i parë, derisa ai i dyti 16:21 dhe i treti 20:23.


Kur u mendua se Peja do të shënonte fitore të sigurtë, Feronikeli luftoi deri në fund dhe arrin të barazojë rezultatin në 82:82. Më pas ishte rezultat i ngushtë 85:86 dhe 89:90. Peja ishte më e përqendruar dhe fitoi në fund 89:95.

Tyrlon Garland me 29 pikë ishte më i dalluari te Feronikeli, kurse te Peja u dalluan Henrik Sirko me 25 pikë, Jamicheal Morgan me 24 dhe Jordan Martin me 20.

Feronikeli ka tri humbje nga tri ndeshje të zhvilluara, derisa Peja ka dy fitore dhe një humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Dështoi keq tek Man Utd, Amorim shpjegon pse Antony po shkëlqen tek Real Betisi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori